E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK thirrje politikës

Tiranë-Partia Demokristiane me në krye Anton Gurakuqin, deklaroi se në më pak se 10 muaj, 21 vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë, çka tregon sipas kësaj partie, “jo vetëm mbështetjen, por edhe vlerësimet për institucionet shqiptare”.

“Në këtë kuadër, PDK i bën thirrje politikës shqiptare që të jetë në koherencë të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake përballë interesit të të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë. PDK i kërkon politikanëve shqiptarë që të tregohen të matur dhe të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake ose personale, për të cilat deri më sot kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”-deklaroi Anton Gurakuqi.

Kjo forcë politike, pjesë e koalicionit qeveritar bën me dije se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptar në e Bashkimit Evropian do të bëhet realitet shumë shpejt, duke përmbushur në këtë mënyrë premtimin e dytë të madh që kjo mazhorancë qeverisëse ka bërë 4 vjet më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›