Berisha:Nderim për viktimat e komunizmit

Të nderojmë së bashku ata që ranë për demokraci për tu bërë të pavdekshëm . Kështu u shpreh Kryeministri Berisha për ekspozitën e hapur në nderim të viktimave të komunizmit. Sipas Berishës në këtë ekspozitë janë paraqitur vetëm disa grimca sepse për të përshkruar vuajtjet, torturat dhe lotët e njerëzve do të duhej një det i tërë. Në Shqipëri regjimi i egër komunist realizoi monizmin më ekstrem dhe më barbar sepse presekutimet, vuajtjet, torturat dhe ekzekutimet që ky regjim ushtroi për shqiptarët për 46 vjet janë dy herë më të mëdha se në vendet e tjera ish komuniste u shpreh Berisha. Gjithashtu Berisha shtoi se mekanizmi çnjerëzor i luftës së klasave shkatërroi me qindra e mijëra njerëz të të gjitha moshave sepse kishin mendim ndryshe. Në Shqipëri paralel me mekanizmin e luftës së klasave veproi mekanizmi i skallavërisë kolektive dhe ekstreme theksoi Kryeministri Berisha.