E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i simboleve komuniste,dekorohen protagonistët

Presidenti i Republikës Bamir Topi, në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave ka dekoruar 14 protagonistët e rrëzimit të simboleve komuniste në 20 shkurt '91. Kështu Presidenti Topi ka dekoruar me 'Medaljen e Artë të Shqiponjës' Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, për pjesëmarrjen në livizjen demokratike për rrëzimin e simboleve të komunizmit. Gjithashtu u dekoruan me 'Medaljen e Mirënjohjes' për kontributin në rehabilitimin e të burgosurve të komunizmit Qëndra e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës,me 'Medaljen e Mirënjohjes' u dekoruan edhe Ardian Heta, Xhovalin Cakani dhe Hajredin Fratari. Ndërsa me medaljen "Pishtar i Demokracisë" u dekoruan Hygerta Borova, Elida Bezhani, Liljana Llapaj, Sanie Vojku, Lindita Hamiti, Astrit Hatellari, Albert Risiria dhe Vera Rada. Ndërsa është dekoruar nga Presidenti Topi me 'medaljen e artë të shqiponjës Saimir Maloku për pjesëmarrjen në pëmbysjen e simboleve komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›