Berisha:Nesër në koncert festiv kush mendon se pushteti merret me votë
TIRANE- Kryeministri Berisha fton qytetarët të dalin nesër në koncert festiv për 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës. “Ftoj ata që besojnë se pushteti merret me vote dhe jo me dhunë”- deklaroi Kryeministri në një konferencë të shkurtër për shtyp ku nuk pranoi që gazetarët t’i bën pyetje në lidhje me situatën aktuale.
“Më bëni pyetje vetëm për ngjarjen. Nesër është ditë e madhe nuk më lejon të shpërqëndrohem”- u tha Kryeministri gazetarëve.
Sipas Berishës 20 shkurti është data në të cilën çelen liritë tona. Berisha tha se “20 shkurti është data në të cilën çelen liritë tona”, është “20-vjetori i një prej datave më të mëdha dhe të shënuara në historinë e shqiptarëve, dita e përmbysjes së regjimit totalitar dhe diktatorit më barbar që Europa ka njohur pas luftës së dytë boterore, Enver Hoxha. Deklaroi kryeministri Berisha.
Kryeministri nënvizoi se sot jemi vendi “që ka ekonominë më të lartë në Europë, që ka rritjen më të madhe të pagave dhe ekonomisë…”
“Kushtetuta qëndron në thelb të të gjitha lirive dhe të drejtave tona - vazhdoi Berisha duke shtuar se “. Ky është një sistem që funksionon në mënyrë perfekte .
(s.g/BalkanWeb)