E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Zgjedhjet në PD, sipas parimit "një anëtar, një votë"



Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-deputeti i saj, Aleksandër Biberaj, deklaroi dje se zgjedhjet për lidershipin e PD-së duket në mbahen sipas parimit "një anëtar, një votë". “Është tepër e domosdoshme që PD-ja, 19 vjet pas themelimit të saj nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90, si dhe duke pasur parasysh faktin se tashmë jemi vend anëtar i NATO-s dhe aspirojmë për anëtarësim në BE, të ketë një lidership të zgjedhur me parimin “një anëtar, një vot디, - tha Biberaj. Sipas tij, procesi i reformimit të PD-së duhet të fillojë të realizohet nëpërmjet analizave të hapura e realiste dhe debateve demokratike, që duhet të zhvillohen nga baza e partisë deri në lidershipin e saj, nëpërmjet decentralizimit dhe ndarjes së mandateve, si dhe zgjedhjeve demokratike, duke u bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, në konkurrencën e vlerave dhe të kontributeve, e alternativave dhe të programeve, konkurrencë që mund të realizohet nëpërmjet zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›