E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD procedon 3 gjyqtarë, njërit i heq imunitetin

Në mbledhjen me dyer të mbyllura KLD i heq imunitetin gjyqtarit të Elbasanit Qani Hasa për ti hapur rrugë prokurorisë të hetojë për të.
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar këtij institucioni autorizim për procedimin penal ndaj gjyqtarit Hasa, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për krimin "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë". Organi i prokurorisë, mbi bazën e materialit kallëzues të një qytetari i ka kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore në drejtim të fakteve të prezantuara, si dhe të identifikimit të personave të përfshirë në të.
Hetimet e deritanishme të kryera prej njësisë Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë hedhur dritë mbi një veprim korruptiv (marrje një shume parash) të këtij gjyqtari nga familjari i të një të pandehuri të arrestuar, në këmbim të një dënimi më të butë në raport me atë të kërkuar prej prokurorit të çështjes. Sipas burimeve prokurori i Elbasanit ka kërkuar për të pandehurin një masë dënimi prej 10 vjet e gjashtë muaj, por kjo kërkesë është përgjysmuar nga gjyqtari Hasa duke i dhënë të pandehurit i akuzuar për nje sërë veprash penale 5 vjet heqje lirie. Ndërkohë veç kësaj KLD procedon per shkelje tre gjyqtar si për procedim disiplinor gjyqtaret Rasim Doda si dhe Anila Capo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›