Berisha:Rama të japë leje për ndërtimin e Unazës së Madhe
Duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm, Berisha ka premtuar se do të realizohen projekte të mëdha për vendin.
“Në Tiranë do të bëhen ndërhyrje të mëdha. Qeveria do t’i kërkojë kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të lejojë ndërtimin e Unazës së Madhe nga qeveria. Qeveria do të hyjë garant për kredinë që do i jepet bashkisë së kryeqytetit”, theksoi Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ndër prioritetet kryesore, kreu i qeverisë ka përmendur reformën në shëndetësi, arsimin, mjedisin, rritjen e pensioneve, pagave dhe ndihmës ekonomike, etj. Por, një tjetër hap i qeverisë do të merret edhe në arsim, duke e bërë arsimin e mesëm të detyrueshëm për të gjithë nxënësit që mbarojnë arsimin nëntë vjeçar.