Mbyllet festivali i Butrintit
Nje bashkepunim Franko- Rumun ka mbyllur siparin e edicionit te 10-te te Festivlit te Teatrit Antik ne Butrint.Pese trupa u ngjiten ne skene ne “butrinti 2000” dhe per here te pare kete vit ato shfaqen elemente te perbashket artistik.Edhe pse vinin nga vende te ndryshme shfaqjet kishin pothujse te njejtin kontekst regjizorial, aktrimin permes levizjeve.Kjo u vertetua me se miri ne naten e fundit, ku bashkimi i artisteve nga Korsika, Marseja, Rumania e Maqedonia sollen shfaqjen “Kantiku i Kantikeve”.Performimi i vargjeve biblike u percoll ne formen e nje mjuzikelli , nje nderthurje interesante me teatrin antik.Edicioni i 10- te i “butrniti 2000” i ofroi publikut vetem pese shfaqje si shkak i fondeve te pakesuara, edhe pse ishte prashikuar pjesemarja e me shume trupave.Pavaresisht vleresimeve apo kritikave, organizatoret munden te sillnin per here te pare ne nje skene shqiptare nje teater turk.Krahas Turqise dhe Frances, mori pjese Greqia, Italia e Kosova.Edhe kete vit mungoi teatri shqiptar.