E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Reforma në bashkëpunim me BB

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar Bankën Botërore si partnerin kryesor të Shqipërisë, e cila ndan me vendin tonë një histori suksesi . "BB shoqëroi Shqipërinë me mbështetje të gjithëanshme në 20 vjet, ndau me këtë vend sukseset dhe mos sukseset, por në tërësi ndan me shqiptarët një histori suksesi", tha ai.
Berisha tha se Shqipëria ka nevojë të fluturojë për ekonominë e saj. "Vendi është i angazhuar në një tërësi reformash që synojnë rritjen e shpejtë ekonomike të vendit si promotor kryesor i zhvillimit të tij. Kjo përpjekje e qeverisë bazohet në faktorë shumë të rëndësishëm. Shqipëria është vendi i potencialeve të mëdha që i ofron çdo investitori mundësitë më të mëdha me burimet e pashtershme natyrore", tha ai.
Sipas kryeministrit, Shqipëria ka një forcë punëtore të admirueshme, të etur për kualifikim dhe e vendosur të përballet me të gjitha punët më të vështira. "Shqipëria ka të gjitha pontencialet për t'u vendosur në orbitën e vendeve të zhvilluara. Kushti i parë janë reformat, në arritjen e këtij qëillimi", shtoi ai. Berisha tha se qeveria ka ndërmarrë reforma të gjithënashme që kanë sjellë përmirësim madhor në klimën e biznesit. "Qeveria është e vendosur të ndërmarrë reformat më të thella që të bëjë transparent çdo akt të saj në sektorin publik", nënvizoi kreu i qeverisë.
Berisha shtoi se Shqipëria ka nevojë për investime direkte të huaja, më shumë se çdo vend tjetër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›