Pagesa e borxhit e paqëndrueshme, rrezikohet ekonomia
e borxhit janë të paqëndrueshme dhe të rrezikuara nga luhatje të mëdha, për shkak të afatit të shkurtër të shlyerjes, por edhe goditjeve në kursin e këmbimit. Pjesa dërrmuese e borxhit të brendshëm të vendit, i cili llogaritet në 409 miliardë lekë duhet te shlyhet brenda afatit 1-vjeçar dhe vetëm 36 për qind e tij është me afat më të madh se një vit. Kjo do të thotë se brenda vitit qeverisë i duhet të rinovojë afërsisht 270 miliardë lekë, borxh me interesin që i dikton tregu. Paralelisht me këtë dy vitet e fundit borxhi po rrezikohet edhe nga një faktor tjetër, që ka të bëjë me rritjen huamarrjes tregtare nga jashtë. Sipas bankës së Shqipërisë borxhi i jashtëm i vendit është rritur në krahasuar me fundit e vitit 2007 me 66 për qind ose në vlerë me mbi 650 milionë euro. Dhe nëse Shqipëria deri në fund të 2007 Shqipëria ka përfituar nga kreditë e buta me interesa fikse të donatorëve dy vitet e fundit ato kanë rënë, duke u zëvendësuar nga borxh tregtar, me interesa të luhatshme në varësi të gjendjes së tregut. Kjo bën që shlyerjet e borxhit të jenë të paparashikueshme dhe gjithmonë të kërcënuara nga krizat. Në programin ekonomik fiskal, pagesat e borxhit parashikohen me rritje të fortë tre vitet e ardhshme, duke arritur kulmin në 2012 me 90 miliardë lekë, shifër e cila edhe pse nga Ministria e Financave është quajtur si lapsus tashmë është e miratuar zyrtarisht nga qeveria.
Last Updated on E Marte, 01 Qershor 2010 07:38