Berisha:Liri tregtare për ekonomi të zhvilluar

Kryeministri Sali Berisha në konferecën për potikat tregtare të Shqipërisë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendit e përcaktoi lirinë tregtare si përcaktimi për një ekonomi të shëndetshme dhe drejt zhvillimit. Sipas kryeministrit tregtia e lirë tregon standartet që ka një ekonomi.
Në fjalën e tij ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti e përcaktoi raportin e Organizatës Botërore si një ndër raportet pozitive për ecurinë e ekonomisë tonë në 10 vitet e fundit.Ndërkohë që aspekt që e tregon këtë janë edhe rritja e investimeve të huaja me 8 përqind.
Në këtë konferencë u diskutua për arritjet e Shqipërisë në fushën ekonomike si dhe për sfidat që e presin në të ardhmen.