Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në fushën e transportit
progresin që Shqipëria ka bërë përsa i përket reformave në fushën e transportit. Këto vlerësime Kallas i bëri gjatë takimit që zhvilloi me ministrin Olldashi në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit. Gjatë takimit, ministri Olldashi kërkoi mbështetjen e Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Evropën Juglindore, në Tiranë.
Një pikë e rëndësishme e takimit ishte dhe kërkesa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje. Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet. Gjithashtu komisioneri i Bashkimit Evropian për Transportin Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesorë në procesin e integrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësoi rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon. Sipas njoftimit të ministrisë, mësohet se Olldashi u takua me komisionerin e Bashkimit Evropian për Transportin Sim Kallas gjatë Forumit Ndërkombëtar të Transportit të mbajtur në Leipzig, të Gjermanisë, ku ishin të ftuar ministrat e Transportit, biznesmenë, investitorë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota. Forumi Ndërkombëtar i Transportit është një aktivitet i përvitshëm, tema e trajtuar këtë vit ishte inovaconi dhe gjetja e burimeve alternative të transportit si pasojë e zvogëlimit të resorseve natyrore. Shumë nga të pranishmit paraqitën alternativet të reja në ketë fushë ndër të cilat përmendim avionët më panele diellore.