E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Seriozitet në dhënien e patentave

Kryeministri Berisha ka kërkuar sot kontrolle më të rrepta në dhënien e lejeve të drejtimit.  Duke folur në ceremoninë e inagurimit të sistemit të informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, kryeministri Berisha duke iu referuar numrit të lartë të aksidenteve theksoi se duhet të bëhet një përballje shumë planëshe për parandalimin e tyre.

“Tani mbetet faza e testeve të patentës, atë kërkoj nga ju që të marrim shkollën më rigorze dhe ta instalojmë. Investuat 1 milionë dollarë, por ndërtuat një sistem të shkëlqyer që lehtëson veprimtarinë e qytetarëve, tani kemi fazën e provave, ato duhet të jenë më serioze, se kanë të bëjnë me jetën, në një vend ku tradita e guidimit është e vogël dhe plus faktorët e tjerë na bëjnë ne vend me numër të lartë aksidentesh, duhet të bëjmë përballje shumëplanëshe me këtë çështje”- tha ai.

Gjithashtu kryeministri ka vlerësuar edhe sistemin e ri të patentave dhe targave të automjeteve  duke theksuar se dixhatalizimi i këtij shërbimi është i një rëndësie të vecantë, jo vetëm për lehtësinë që u jep qytetarëve, por edhe si ndihmë në luftën kundër korrupsionit.

“Këto janë shërbime të një rëndësie shumë të vecantë, së pari me sistemin dixhital që inagurojmë sot qytetarët do përfitojnë shërbimet më të mira, më të shpejta dhe më transparente, disa prej të cilave online në kohë reale dhe kjo përbën arritje për cdo qytetar. Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve, arritje e madhe pëe të gjithë vendin. Dixhitalizimi përbën mundëis të madhe për të shmangur keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale” theksoi Berisha.

Ai ka shtuar më tej se sistemi po bën hap përpara në përpjekjen e qeverisë për një sportel të vetëm unik për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›