E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i plehrave PS-ja ndryshon qendrim Duam moratorium 10-vjecar

Klosi Kemi nisur takimet me shoqerine civile per kundershtimin e importit dhe perpunimit te plehrave

Kur dy dite me pare kreu i PS-se Edi Rama deklaroi se opozita do te nise procedurat per nje referendum popullor si nisme kundershtuese ndaj ligjit te plehrave dje qendrimi i selise roze shkoi edhe me tej me kerkesen per nje moratorium 10-vjecar ndaj ketij ligji. Sekretari organizativ ne seline roze Blendi Klosi konfirmoi dje se kjo nisme e fundit e PS-se pritet ti shtohet asaj te referendumit e cila sipas deputetit socialist do te perfshije aksionin e perbashket te kundershtimit qytetar te importit dhe perpunimit te plehrave ne territorin shqiptar. Kundershtia e PS-se e cila mbeshteti reagimin e Presidentit te Republikes i cili e ktheu mbrapsht per shqyrtim ligjin e plehrave mbeshtetet tek argumenti i shprehur nga kreu socialist Rama sipas te cilit Shqiperia nuk i ka kapacitetet per perpunimin e mbetjeve.

Kerkesa e moratoriumit

Partia Socialiste deklaroi dje nepermjet sekretarit organizativ te PS-se Blendi Klosi se kjo force politike krahas kundershtimit te ligjit te plehrave nepermjet nismes se referendumit do ti kerkoje mazhorances edhe vendosjen e moratoriumit per ndalimin e importit dhe perpunimit te plehrave ne vend. I mandatuari nga socialistet per organizimin e procedurave per referendumin Klosi theksoi per AS-ne se kundershtia e PS-se ndaj ketij ligji vjen nga fakti se Shqiperia nuk i ka kapacitetet per perpunimin e mbetjeve te importuara dhe nga kjo sipas tij krijohet nje rrezikshmeri e larte per ambientin dhe shendetin e qytetareve. Jemi gati per nje referendum mbarepopullor pra per nje opinion te gjithe opinionit publik qe Shqiperia e paafte per te bere kete procedure ne kete moment. Te kete nje periudhe moratorium mbase dhjetevjecar kur ky importim i plehrave te mos ndodhe - tha Klosi. Nga ana tjeter deputeti socialist pohoi se forca ku ai ben pjese do te kerkoje edhe rruge te tjera per kundershtimin e ligjit te plehrave ku nje nder keto sipas tij eshte edhe ajo e ankimimit ne Gjykaten Kushtetuese. Keto jane te gjitha hallka ligjore qe jane shume te rendesishme ne betejen tone. Ne kete moment kur kemi kaq lufte te madhe per pavaresine e institucioneve mendoj se beteja duhet te behet me qytetarin - nenvizoi Klosi. Sa i perket realizimit te nismes se PS-se per referendumin popullor ekzistojne dy rruge ku njera eshte ajo e mbledhjes se 84 votave ne kuvend dhe tjetra eshte ajo e mbledhjes se 50 mije firmave te qytetareve ku kjo e fundit do te jete nje procedure qe gjithsesi do te kaloje permes vendimmarrjes se KQZ-se. Dy dite me pare kreu socialist Edi Rama ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist beri te ditur se PS-ja do te shikoje mundesine e nje referendumi popullor per te kundershtuar ligjin e plehrave. Ne jemi kunder importit te plehrave. Le te eksplorojme pa humbur kohe mundesine e nje referendumi popullor dhe per kete Blendi Klosi i cili eshte marre imtesisht me projektin te konsultohet me komisionet perkatese e te beje nje draft-propozim per diskutim - deklaroi kryesocialisti. Por dje vete Klosi pohoi se krahas referendumit PS-ja do te shtoje edhe nje propozim te ri ne kuadrin e kundershtimit te ligjit te plehrave ate te vendosjes se nje memorandumi 10-vjecar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›