Gjoni Ligjet me 3/5 vetem pas nje ekspertize te plote ligjore
Opozita kushtezon serish votimin per ligjet me 3/5. Deputeti socialist Ilir Gjoni deklaroi dje ne mbledhjen e Komisionit te Sigurise se opozita nuk mund te miratoje ndryshimet ne kode nese me pare keto ndryshime nuk jane diskutuar nga nje grup pune me eksperte nga te dy kahet e politikes. Ne e shohim te nevojshme dhe te domosdoshme qe te ngrihen grupe pune me eksperte nga te dyja kahet politike nga te gjitha dikasteret ne menyre qe ti shkojme ne themel ketij kodi dhe kodeve te tjera te cilat ne i kemi marre ne shqyrtim per te arritur ne instrumente ligjore qe jane ne funksion te interesave te vendit tone - tha ai gjate diskutimit ne ndryshimeve ne Kodin Detar te Republikes se Shqiperise. Sipas tij eshte shume shqetesuese qe diskutohet kodi per flamurin ne nje apo dy anijeve te huaja nderkohe qe Shqiperia nuk ka nje kufi detar ne jug. Mos harroni kolege deputete se ne qe nga 2008 nuk kemi te percaktuar me ligj kufijte detare jugore te Republikes se Shqiperise. Ne 2008 eshte miratuar nje ligj i cili ka hedhur poshte ligjin e 2001 qe percaktonte kufijte detare te Shqiperise. Eumlshte fakt shume i rende dhe eshte detyra jone qe te detyrojme ekzekutivin qe te sjelle amendime per te rregulluar qofte ligjin e 2005 apo edhe per te sjelle nje projektligj te ri Eumlshte e pafalshme dhe e patolerueshme Ketu qendron edhe hezitimi jone apo mosaprovimi jone per miratimin e ligjeve me shpejtesi sic qe edhe rasti I ligjit per gjuetine - theksoi ai. Pas diskutimeve Komisioni i Sigurise miratoi ndryshimet ne Kodin Detar i cili do te jete sot ne seance plenare se bashku me nje sere draftesh te tjera qe kerkojne 3/5.