Berisha:"Shqiptaret, stad pjekurie per ecjen perpara"
Kryeministri Berisha deklaroi gjate takimit me kryetarin e Partise Liberale te Kosoves, Gjergj Dedaj, njekohesisht edhe zv/minister i Punes dhe Mireqenies Sociale, se "Shqiperia dhe shqiptaret tashme kane arritur ne nje stad pjekurie politike dhe maturie demokratike qe i lejojne te ecin perpara me sukses, duke respektuar shtetin ligjor e Kushtetuten, si dhe njekohesisht te drejtat e lirite e qytetareve dhe te opozites ne vecanti". Zyra e shtypit e Kryeministrit beri te ditur se Kryeministri Berisha i percolli zyrtarit kosovar pershendetjet e tij dhe te qeverise shqiptare, si dhe shprehu vleresim per kontributin e Partise Liberale, vete Dedaj dhe familjes se tij per ceshtjen kosovare. Nga ana e tij, Kryetari i Partise Liberale, Gjergj Dedaj, falenderoi Kryeministrin Berisha per angazhimin e madh, perkushtimin dhe punen dinjitoze ne progresin, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik te Shqiperise dhe tere rajonit si dhe vleresoi jashtezakonisht rolin e Shqiperise dhe te Kryeministrit Berisha ne realizimin e pavaresise, ne zhvillimin harmonik te shoqerise dhe shtetit te ri kosovar, si dhe kontributin ne prosperitetin dhe progresin perendimor te Shqiperise.