E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhoxhaj dhe Dedja, betohen te Topi, per ne Kushtetuese

Betohen para Presidentit Bamir Topi, dy anetaret me te rinj te Gjykates Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja. Ne nje ceremoni te posacme te organizuar ne Presidence, dy anetaret e rinj kryen betimin para kreut te shtetit dhe personaliteteve te pranishme, mes te cileve dhe kreu i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo. Ashtu sic e kerkon edhe protokolli, pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te formules se betimit nga Sekretari i Pergjithshem, Aleksander Flloko, me doren mbi Kushtetute anetaret e rinj bene betimin para Kryetarit te Shtetit. Nga ana e tij, kreu i shtetit u dorezoi dekretin e emerimit dhe u uroi suksese ne permbushjen e misionit te tyre ne kete funksion te larte e me pergjegjesi ne sistemin e drejtesise. Dy anetaret e rinj u emeruan me nje shumice prej 70 votash ne Kuvend, nje jave me pare dhe moren mbeshtetjen e mazhorances. Votimi pro tyre, u be pavaresisht disa "provokimeve" gjate shqyrtimit te kandidaturave ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, se pse keto kandidatura per te disaten here, jepen si emra nga kreu i shtetit. Megjithate Komisioni si dhe Kuvendi i pranuan keto kandidatura. Vendimi per pranimin e Altina Xhoxhaj ne Kuvend si dhe te Bashkim Dedja, u be paraprakisht edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, te mbledhur disa minuta para votimit perfundimtar ne seance plenare. Te tjera diskutime dhe votime, pritet te behen ne Kuvend, me ardhjen e emrave te rinj nga Presidenti Bamir Topi, per te plotesuar vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese edhe ate te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›