E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Ngerci, pergjegjesi e politikes qe ta zgjidhe

Rozeta Rapushi
Politika duhet te zgjidhe sa me pare situaten politike. Apeli u be serish dje nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, kur kane kaluar pese dite nga afati dy javor i lene nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes. Pas konferences me teme "Shoqeria Civile, Quo Vadis", Lohan i kujtoi politikes shqiptare, se i takon asaj pergjegjesia per te zgjidhur situaten politike. "Zgjidhja si dhe pergjegjesia i takon lidershipit shqiptar dhe ata jane te vetedijshem", u shpreh Lohan. Nderkohe qe ne konference, ai vuri ne dukje faktin se ne procesin e pergatitjes se opinionin ne lidhje me aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian, do te merren ne konsiderate edhe elemente te tjere qe vijne nga konsultime me aktore te ndryshem, perfshire ketu edhe organizata nderkombetare aktive ne vend si dhe perfaqesues te organizatave te Shoqerise Civile. "Ne sigurisht shpresojme te shohim permiresime kete vit. Nje shoqeri civile e pjekur eshte nje kusht i rendesishem per ecjen perpara ne procesin e anetaresimit dhe si e tille do te vazhdoje te monitorohet rregullisht nepermjet procesit te Stabilizim-Asociimit. Pergjigjet e dhena per Pyetesorin do te jene nje nga elementet per pergatitjen e opinionit rreth aplikimit te Shqiperise, per anetaresim ne Bashkimin Evropian", tha Lohan. Sipas tij, Bashkimi Evropian e konsideron forcimin e shoqerise civile te domosdoshme, per demokratizimin e vendit dhe integrimin ne BE. "Ne rastin e Shqiperise, ne mbeshtetim shoqerine civile nga ana financiare me rreth 2 milione euro ne vit. Keto fonde i jepen organizatave te shoqerise civile, te cilat punojne ne nje game te gjere ceshtjesh, qe nga mbrojtja e mjedisit deri tek lufta kunder korrupsionit, mbeshtetja e medias dhe ndihma e grupeve ne nevoje. Kjo do te thote qe shoqeria civile ka nje ze me te dobet, nje rol me te dobet ne procesin e politikeberjes dhe reformave. Dhe mundesite per me shume ekzistojne", kritikoi diplomati. Ndersa ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, ne konferencen per shoqerine civile, organizuar nga Prezenca e OSBE-se dhe delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqiperi, tha se nderkombetaret qe kane mbeshtetur zhvillimin e shoqerise civile, jane te mendimit se ka ardhur koha te dine se ku do te shkoje ajo. Bosh permendi faktin se ne zgjedhjet e fundit parlamentare, shume drejtues OJF-sh kandiduan per deputete. "Pavaresisht ne ishin te suksesshem apo jo, cfare solli kjo per idene e nje shoqerie te pavarur civile qe lobon per nje kauze dhe jo per t'i sherbyer interesave te nje partie te caktuar politike? Qe ta themi me thjesht, a eshte shoqeria civile nje force ne te drejten e vet ne kete vend? Me sa shohim e kuptojme, zhvillimi i shoqerise civile, duket se pengohet nga nje sere pengesash administrative dhe financiare", vleresoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›