E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Shqiperia, e dyta ne bote per prokurimet

Zedhenesja e Qeverise, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjate nje komunikimi me median pershendeti vendimin e Kombeve te Bashkuara per vleresimin e Shqiperise me cmimin e ekselences per prokurimet elektronike. "Reduktimi i burokracive dhe permiresimi i sherbimeve publike si pjese e reformave te kesaj qeverie per transparence dhe lufte kunder korrupsionit, jane vleresuar maksimalisht nga Organizata e Kombeve te Bashkuara ne vleresimin e saj vjetor per qeverisjen dhe administraten publike", tha Bregu. Per te cilen Organizata e Kombeve te Bashkuara i akordon Agjencise se Prokurimeve Publike te Shqiperise cmimin e ekselences. "Agjencia shqiptare e prokurimeve publike renditet perkrah 15 institucioneve ne mbare boten qe merr cmimin per sherbime publike te shkelqyera per vitin 2010. Shqiperia renditet e dyta pas Gjermanise ne grupimin e vendeve te Evropes dhe Amerikes se Veriut per permiresimin e transparences, llogaridhenies dhe efikasitetit te sherbimeve publike. Nga nje sistem bllokues ne leter i procesit te tenderimit, me mbi 70 per qind te tenderave te hapur, para 5 vitesh, nje procedure qe shoqerohej nga mungesa e transparences dhe niveli i larte i korrupsionit, sot Shqiperia eshte vendi i pare ne bote qe aplikon nje sistem prokurimi 100 per qind elektronik te detyruar, per te gjitha sherbimet publike. Duke ofruar siguri, transparence dhe prakticitet per komunitetin vendas dhe nderkombetar te biznesit", tha Bregu. Per te, ky eshte motivacioni qe vlereson Shqiperine me cmimin e ekselences per sherbimet publike. Ky vleresim vjen si rezultat i reformave te fuqishme te ndermarra nga qeveria shqiptare. "Shqiperia ne vleresimin e Kombeve te Bashkuara eshte vendi i pare ne bote qe aplikon nje sistem prokurimi 100 per qind elektronik detyrues, duke bere te mundur kalimin nga 70 per qind te prokurimeve publike -te hapura , para 5 vitesh, ne 100 per qind procedura elektronike prokurimi, sot ne mandatin e dyte te Qeverise Berisha", deklaroi Bregu.
Situata politike
BE-OSBE

OSBE
"Pavaresisht ne ishin te suksesshem apo jo ne kandidimin ne zgjedhjet parlamentare, cfare solli kjo per idene e nje shoqerie te pavarur civile, qe lobon per nje kauze dhe jo per t'i sherbyer interesave te nje partie te caktuar politike?".

Vleresimi per Pyetesorin
"Ne sigurisht shpresojme te shohim permiresime kete vit. Nje shoqeri civile e pjekur, eshte nje kusht i rendesishem per ecjen perpara ne procesin e anetaresimit dhe si e tille do te vazhdoje te monitorohet rregullisht nepermjet procesit te Stabilizim-Asociimit. Pergjigjet e dhena per Pyetesorin, do te jene nje nga elementet per pergatitjen e opinionit rreth aplikimit te Shqiperise, per anetaresim ne Bashkimin Evropian",-tha Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›