E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Vizat, Rama te tregoje pergjegjshmeri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i beri dje thirrje deputeteve te opozites dhe kreut te saj, Edi Rama, qe te tregojne pergjegjesi ndaj shtetit ne keto momente historike, kur Shqiperia pret liberalizim te vizave. Gjate nje takimi te zhvilluar me deputete te komisionit te arsimit ne Kuvendin e Kosoves, Topalli gjeti vendin te permende se Shqiperia zhvilloi nje vit me pare, zgjedhjet me te mira dhe me transparente. "Shpresojme qe se shpejti te hiqen edhe vizat per shqiptaret. Ne Shqiperi beme zgjedhjet me te mira dhe transparente, te vleresuara si te tilla edhe nga nderkombetaret. Kush nuk njeh legjitimitetin e votes, nuk njeh sistemin. Eshte koha qe edhe opozita dhe lideri i saj te tregoje pergjegjesi ndaj shtetit ne keto momente historike. Dashuria per vendin dhe njerezit, pergjegjesia ndaj shtetit ben qe te ecim ne rruge te mbare", tha Topalli. Nga ana e tyre, deputetet e Kosoves thane se ndonese Kosova nuk eshte ne NATO, NATO eshte ne Kosove si ne shtepine e vet dhe se kosovaret jane shume te lidhur me simbolin e Aleances. "Djegia e flamurit te NATO-s ne bulevardin e Tiranes nga disa militante, ishte dicka shume e rende qe na lendoi te gjitheve", komentuan parlamentaret kosovare. Sipas tyre, Kosova nuk do te kishte shkuar kaq larg nese nuk do te ishte Shqiperia dhe institucionet e saj. "Ne ju jemi mirenjohes per te gjithe perkushtimin dhe angazhimin tuaj personal dhe te Kuvendit te Shqiperise. Permes diplomacise parlamentare numri i vendeve qe kane njohur Kosoven po rritet dhe rezultatet e veprimtarise suaj kane qene konkrete", vleresuan deputetet e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›