Te perndjekurit, Topi firmos kalimin e Institutit ne varesi te Drejtesise
Presidenti Bamir Topi, dha dje firmen e tij per projektligjin per "Disa ndryshime ne ligjin nr. 8246, date 01.10.1997 "Per Institutin e Integrimit te te Perndjekurve". Projektligji u miratua dite me pare ne Kuvend dhe mori keshtu edhe pelqimin e kreut te shtetit Bamir Topi. Ndryshimet ne kete projektligj, parashikojne qe ky institut qe prej kohesh ka qene ne varesi te Keshillit te Ministrave, ti kaloje ne varesi, Ministrise se Drejtesise. Institucion i cili prej kohesh ka marre ne dore procesin e demshperblimit te ish te perndjekurve politike. Ministria e Drejtesise, eshte institucioni qe mbledh te dhenat, dhe pret dosjet e ish te perndjekurve politike, qe ne baze te ligjit, kane te drejten per te perfituar nga demshperblimi. Duke plotesuar ne kete menyre dhe ciklin e plote te kujdesit per kete shtrese te persekutuar dhe te demtuar nga regjimi i komunizmit, ku me mijera jane eliminuar permes denimeve me vdekje, si dhe jane dergjur burgjeve por dhe jane internuar ne zonat me te veshtira te vendit. Nderkohe qe eshte qeveria ajo qe miraton te plota listat dhe emrat e personave qe perfitojne para ne forme demshperblimi per kete pjese te shoqerise nga buxheti i shtetit. Jo me larg se nje jave me pare, ne mbledhjen e qeverise u miratua lista me me shume se 400 emra per demshperblim. Te cilet tashme pritet te kalojne ne llogarite e ketyre personave qe kane vuajtur gjate tere periudhes se Komunizmit. Duke plotesuar ne kete menyre dhe nje nga premtimet e dhenat nga ana e qeverisjes se djathte per demshperblimin e viktimave te komunizmit. Nderkohe qe qeveria shqiptare ka miratuar kohe me pare dhe nje ligj tjeter qe ka te beje me institutin e kujteses, si dhe diten e kujteses se viktimave te komunizmit. Nje nderim i vecante per kete shtrese. E cila njeheresh ka marre dhe premtimin nga ana e Rames, per perfshirjen ne programin e PS te zgjidhjes se ceshtjes se tyre.