Vendimi i Kolegjit, KQZ gati për hapjen e 368 kutive për Tiranën
16/06/2011 Kolegji Zgjedhor zbardh sot vendimin e së hënës për hapjen e të gjitha kutive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të fillojë që sot nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara në Tiranë. Ditën e sotme KQZ-ja pritet të marrë në dorëzim vendimin e Kolegjit Zgjedhor si dokument të zbardhur dhe të arsyetuar dhe menjëherë pas kësaj do të fillojë nga zbatimi i tij. Duke iu referuar procedurës, Kolegji Zgjedhor sot do të bëjë zbardhjen e vendimit të së hënës, të cilin do t’ia përcjellë KQZ-së për të zbatuar vendimin e tij për hapjen e 368 kutive të tjera të Tiranës. Nga ana tjetër, KQZ-ja ka vijuar me organizimin e grupeve të punës, ku mësohet se janë gati grupet e numërimit që do të hapin kutitë në fjalë. Hapja e kutive të tjera, përveç atyre 117 të rinumëruara, do të varet nga koha kur Kolegji do të zbardhë vendimin, por sidoqoftë kjo procedurë pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme, sipas afatit ligjor prej tri ditësh. Pak orë pas shpalljes së vendimit kreu i KQZ-së Arben Ristani në një deklaratë për mediet u shpreh se procesi i ekzekutimit të vendimit të Kolegjit do të zgjasë rreth 10 ditë. “Ne do të fillojmë nga puna sapo të na vijë zyrtarisht arsyetimi i Kolegjit Zgjedhor. Pa këtë vendim është e pamundur të fillojmë, pasi na duhet të dimë me saktësi vendimin dhe çfarë synon konkretisht Kolegji me këtë urdhërim. Është e dëshirë ta them, por ky proces ndoshta mund të zgjasë në kufijtë e 10 ditëve”, - u shpreh Ristani. Ndërsa në lidhje me riformulimin e tabelave të rezultatit pas kësaj procedure kreu i KQZ-së siguroi se do të rifomatohet tabela përmbyllëse e rezultatit. Nga ana tjetër, “KQZ-ja e ka dhënë tashmë një vendim, duke certifikuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pavarësisht cili është ai, pasi kjo nuk është në interesin e punës së KQZ-së. Ka një proces ankimor, në fund të të cilit mund të ketë ndryshime të tjera ose jo, por është një aspekt që nuk ka rëndësi për ne. Ajo që është e rëndësishme është se kemi ndjekur një procedurë e tashmë të vërtetuar si ligjore, e drejtë dhe e saktë edhe nga Kolegji Zgjedhor”, - shtoi Ristani. Bazuar në vendimin e Kolegjit, KQZ-ja pritet të hapë 368 kuti ku besohet se ka pasur vota të hedhura gabim. Këto janë kutitë për kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e njësive bashkiake dhe dy llojet e kutive ku është votuar për këshillat përkatës.
Rrëzohet padia e Partisë së Pensionistëve
Paraditen e djeshme Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar një tjetër ankimim për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, atë të Partisë së Pensionistëve. Por që në fillim të seancës kjo parti u tërhoq nga kërkesa e saj për ripërtëritje të zgjedhjeve në kryeqytet. Kolegji zgjedhor, pasi shqyrtoi provat, vendosi të pushojë çështjen e ankimuar nga Partia e Pensionistëve për pavlefshmërinë e vendimit nr. 711 të KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën dhe ripërtëritjen e tyre. Objekti i kërkesë-padisë së djeshme ishte i njëjtë me atë të socialistëve, ndaj çështjet duhej të ishin bashkuar.
Ristani: Kolegji vlerësoi punën e KQZ-së
Për kreun e KQZ-së Arben Ristani vendimi i Kolegjit Zgjedhor tregoi qartë se vendimet e KQZ-së për vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara ishte më se i drejtë. Ristani nënvizoi se “KQZ-ja ka pasur si qëllim numërimin e votës së çdo shqiptari, ka organizuar një procedurë në funksion të këtij qëllimi për të numëruar çdo votë të shqiptarëve dhe e gjithë procedura dhe vendimmarrja e KQZ-së është konsideruar e drejtë, e bazuar plotësisht në ligj dhe procesi ka qenë krejtësisht i rregullt, i konfirmuar tashmë për të dytën herë dhe nga vetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor”.