Shërbimi Civile, Kuvendi seancë dëgjimore me Alfred Priftin
16/06/2011 Kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave do të votohen sot në Kuvend
Vendi vakant në KSHC u krijua pas dorëheqjes së Konstandin Kazanxhit
Në mbledhjes e djeshme Komisioni i Ligjeve, në mungesë të deputetëve opozitës, zhvilloi seancë dëgjimore me një nga tri kandidaturat e përzgjedhura për vendin vakant në Komisionin e Shërbimit Civil. I pranishëm dje në Komision ishte vetëm Alfred Prifti, i propozuar nga Këshilli i Ministrave. Në prezantimin e tij para deputetëve kandidati për anëtar në Komisionin e Shërbimit Civil u shpreh se ka mbaruar arsimin e lartë në vitin 1985 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega financë dhe më pas, në vitin 2008, ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për jurist. Më pas ai theksoi se ka ndjekur dhe ka kryer një sërë kualifikimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit. “Kam kryer një sërë funksionesh drejtuese në institucione të rëndësishme, si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, drejtor i përgjithshëm i Doganave etj.”, - u shpreh Alfred Prifti para Komisionit të Ligjeve. Pasi dëgjuan kandidatin Prifti, anëtarët e Komisionit të Ligjeve vendosën t’ia kalojnë seancës plenare për votim, ku do të votohen dhe dy kandidaturat e tjera, që nuk ishin të pranishëm në seancën dëgjimore. Emrat e propozuar nga Këshilli i Ministrave për këtë post janë: Gentian Opre, Indrit Lami dhe Alfred Prifti. Vendi vakant në Komisionin e Shërbimit Civil u krijua pas dorëheqjes së Konstandin Kazanxhit. Meqenëse Kazanxhi ishte emëruar në këtë detyrë nga Kuvendi, edhe tri kandidaturat e reja që u prezantuan dje do të kalojnë po nga Kuvendi. Ndërkohë dje Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes «Për krijimin e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, si Organizatë Ndërkombëtare»”.