E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kom. Shëndetësor miraton ligjin e ri për farmacitë

Miratohet ligji i ri për farmacitë nga Komisioni Shëndetësorë, një ligj i cili sipas ministres së Shëndetësisë do të bëj liberalizimin i marrjes së lejeve për hapjen e veprimtarive farmaceutike dhe gjetjen e një mënyre për regjistrimin e barnave. 

TIRANE- Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar ligjin e ri për farmacinë, një projekt i sjellë nga qeveria dhe i konsultuar nga Ministria e Shëndetësisë me grupet e interesit. Komisioni mori parasysh disa vërejtje nga opozita, ku ishte e pranishme dhe ministrja  e Shëndetësisë. Sipas Anila Godos, janë dy çështjet që zgjidh ky ligj, liberalizimi i marrjes së lejeve për hapjen e veprimtarive farmaceutike si dhe  për gjetjen e një tjetër mënyre për regjistrimin e barnave. Në komision u propozua që në ligj të sanksionohej që kush merr liçensën për farmaci duhet të ketë medoemos këtë profesion meqenëse në jo pak raste pronarët e tyre kanë profesione që s’ka lidhje me farmacinë.
(a.r-news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›