E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton kryetaren e Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi Shpresa Beçaj në postin e kryetares së Gjykatës së Lartë. Beçaj do të zëvendësojë Thimio Kondin pas perfundimit te mandatit te tij ne kete post. 

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot emërimin e Shpresa Beçaj në krye të Gjykatës së Lartë, e cila zëvendëson në këtë detyrë Thimio Kondin, i larguar për shkak të përfundimit të mandatit. Sipas Kushtetutës, anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Sipas të njëjtës procedurë, një nga anëtarët emërohet Kryetar, që do të thotë se pas emërimit nga Presidenti i Republikës, Beçaj duhet të marrë pëlqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›