Lezhe, policia: Pejtri qelloi forcat e RENEA-s

Drejtoria e policise se qarkut Lezhe ka deklaruar se, 80 vjecari Rrok Pjetri ka qelluar ne drejtim te forcave te RENEA-s dhe ne menyre te pavullnetshme ka vrare gruan e tij File Pjetrin.
Gjate nje konference per shtyp, policia ka sqaruar ngjarjen e rende ku humben jeten dy bashkeshortet Pjetri.
Sipas tyre, policia dhe forcat Renea kishin rrethuar banesen pasi 80 vjecari ishte shpallur ne kerkim pasi ne prillin e vitit 2007 ai kishte vrare me arme zjarri nje shtetas ne fshatin Daj te Lezhes.
Pasi eshte bere ekspertiza balistike e armeve eshte nxjerre perfundimi se, 80 vjecari Pjetri tentoi te vriste me arme forcat e RENEA-s dhe nga pakujdesia ka vrare bashkeshorten e tij dhe pak minuta me vone edhe veten.