E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e emigrantëve, “G99”: Ja etapat e përcaktuara

Lëvizja “G99”, ka shpjeguar sot në një konferencë për shtyp etapat në të cilat mendohet të realizohet procesi i votimit nga emigrantët. Kostoja për realizimin e zgjedhjeve jashtë do të jetë tre fish më e lartë se ajo brenda vendit. 

TIRANE- Pasi Komisioni për Reformën Zgjedhore ka dëgjuar propozimin e Lëvizjes “G99” për votën e emigrantëve, një ditë më pas një prej përfaqësuesve të kësaj Lëvizjeje, Arbër Mazniku, ka shpjeguar etapat në të cilat mendohet të realizohet ky proces.
Sipas Maznikut, “ky proces zgjedhorë për emigrantët do të kalojë në pesë etapa”. Zbatimi i këtij modeli do të mbështetet në premisën se Shqipëria së shpejti do të ketë një regjistër të dixhitalizuar të shtetasve si dhe ngritjen e një strukture brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i quajtur Komisioni Zgjedhorë për Votën e Jashtme.
Kostoja për realizimin e zgjedhjeve jashtë do të jetë rreth tre fish më e lartë se ajo brenda vendit. Pra një votë jashtë do të ketë një kosto prej 24 euro krahasuar me koston prej 9 eurosh në vend. 

Pesë etapat e votimit të përcaktuara nga Lëvizja “G99”

Hapi i parë do të jete pararegjistrimi i votuesve të jashtëm.
Hapi i dytë regjistrimi i votuesve të jashtëm.
Hapi i tretë votuesi i jashtëm merr fletë votimin dhe informacione të tjera.
Hapi i katër votimi dhe dërgimi i fletëve të votimit në postë.
Hapi i pestë numëri i votave dhe shpallja e rezultatit.

(a.r-news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›