Greqi, lirohet vajza, mes rrëmbyesve edhe një shqiptar
JANINE- Kthehet në shtëpi, pas tre ditësh rrëmbimi, vajza e ish kryetarit të bashkisë së Janinës, Nikos Gonou.
22 vjecarja, studente në qytetin e Kosturit u lirua sot nga rrëmbyesit e saj, të cilët kishin kërkuar 4 milionë Euro në këmbim të lirimit.
Gjithcka filloi të mërkurën vonë, kur 22 vjecarja Sofia Gonou mori një telefonatë, që e njoftoi se kishte fituar një llotari nga kompania e saj celulare dhe la takim për të marrë dhuratën. Që nga ai moment ajo nuk u kthye më në banesë dhe shoqet e saj lajmëruan prindërit dhe policinë.
Rrëmbyesi i telefonoi të atit të vajzës, dhe kërkoi për lirimin e saj shumën prej 4 milionë €. Ish kryetari i Bashkisë njoftoi menjëherë policinë dhe nga ai moment filloi hetimi për të identifikuar rrëmbyesit.
Hetimet u kryen me fshehtësi absolute dhe jo vetëm Kostur, por dhe në qytete të tjera, madje u informuan edhe autoritetet shqiptare, mbi mundësinë e transferimit të vajzës në Shqipëri.
Rreth 03:00 të mëngjesit të së shtunës, babai i vajzës ra dakord me rrëmbyesit për dorëzimin e 43.000 € në këmbim të vajzës. Takimi për dorëzimin e parave u la në rrugën nacionale Janinë-Athinë dhe një orë më vonë nga marrja e parave, ata e lanë vajzën të lirë. Mësohet se vajza ishte mbajtur e fshehur në rrethinat e Janinës.
Policia arrestoi autorët e rrëmbimit, të cilët janë dy shtetas grekë me banim në Janinë dhe një shqiptar që jeton prej 20 vjetësh në Greqi, përkatësisht 43, 32 dhe 37 vjeç.
Policia vazhdon hetimin për të përcaktuar nëse në rrëmbim janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.
(e.m/BalkanWeb)