Berlin, mrekulli kundër HIV, shtohen shpresat
Gazeta e mjekësisë "Neë England" ka publikuar një artikull që ka nxitur shpresa të reja për të gjithë të sëmurët me HIV. Te një 42 vjeçar i prekur nga virusi, pas një trapianti qelizash, janë zhdukur të gjitha gjurmët e HIV-it, dhe dy vjet pas ndërhyrjes virusi nuk është kthyer. Revista mjekësore është nga më të lexuarat në botë dhe lajmi ka dhen forcë dhe shpreh për shumë njerëz. Megjithatë virusi i HIV njihet për aftësitë e tij të fshehjes së mirë. Zbulimet më të mëdha mjekësore dhe shkencore nuk kanë formula të paramenduara dhe vijnë krejt rastësisht. Në spitalin universitar të Berlinit, "Charite Universitatsmedizin" është realizuar trapianti i palcës te një 42 vjeçar me HIV ku ishte gjetur një lloj leucemie, me rezultatin e mrekullueshëm, se ky trajtim ishte efikas edhe kundër HIV-it. Dy vjet më pas ai ende nuk ka asnjë gjurmë të virusit edhe pse nuk merr me ilaçet kundër AIDS-it. Mjekët e shpjegojnë këtë sukses duke u mbështetur në ADN-në e donatorit, një mutacion gjenetik në gjendje të krijojë imunitet ndaj virusit. Por mjekët thonë se operacioni është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të përdoret si trajtim rutinë ndaj virusit HIV, por u bë një konfirmim i ri: ilaçet nuk janë kura e vetme e mundur kundër HIV, dhe kjo përbën shpresë për miliona njerëz.