E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata vazhdon te mbahet nen kontroll

12-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Bujqesise Ruli takon banoret e zonave te permbytura

Genc Ruli ministri i Bujqesise inspektoi diten e djeshme disa fshatra te permbytura ne Komunen Ana Malit ku ai eshte edhe koordinator i shtabit te emergjences. Ministri Ruli bisedoi me banoret e kesaj zone si dhe degjoi kerkesat e banoreve te Komunes Ana Malit te cilet kerkuan dhe paraqiten nevojat me te domosdoshme te tyre per uje te pijshem si dhe ushqim koncentrat per bagetite dhe gjene e gjalle. Gjithashtu si nje nevoje te domosdoshme banoret e kesaj zone kerkuan ne nje ne afat me te gjate edhe rregullimin e rruges per tu lidhur me rrugen kryesore.
Ministri i Bujqesise Ruli vizitoi edhe disa biznese bujqesore te cilat jane demtuar per shkak te permbytjeve qe perfshine qytetin e Shkodres. Ne Komunen Ana e malit jane permbytur 1250 hektare toke ose 90 per qind te siperfaqes totale jane permbytur 125 shtepi dhe 165 shtepi te tjera jane te rrethuara nga uji. Per te perballuar situaten e veshtire ne kete komune jane angazhuar forcat e tre reparteve ushtarake. Keto forca jane vazhdimisht ne mbeshtetje te banoreve per shperndarjen e ndihmave ne zonat me te veshtira dhe ne ato te permbytura transportin e popullsise ne zona me te sigurta si edhe ndihme per bizneset e zones. Deri me tani ne kete komune jane shperndare nga forcat e ushtrise dhe pushteti vendor ndihma si 55 ton miell 50 ton uje 500 litra vaj 15 ton miser 10 ton koncentrat 50 krevate 100 batanije 1500 buke dhe sasi te mjaftueshme ilacesh. Banoret e kesaj komune kane marre ndihmat me te nevojshme per perballimin e kesaj situate.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›