Pollo jep pagen mujore per te permbyturit kerkon qe edhe bashkia e Tiranes te kontribuoje

Ministria e Inovacionit ndihme per te permbyturit
Ministri i inovacionit dhe teknologjise se informacionit dhe komunikimit Genc Pollo se bashku me drejtuesit e dikasterit qe ai drejton derdhen ne llogarine speciale te Postes shqiptare kontributet e tyre deri ne nje page mujore per tu ardhur ne ndihme banoreve te permbytur ne Shkoder.
Ne ndihme te te permbyturve te zonave te qytetit te Shkodres shprehu solidaritetin e tij edhe ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo i cili se bashku me drejtuesit e dikasterit qe ai drejton derdhen ne llogarine speciale te Postes Shqiptare kontributet e tyre te cilat ishin deri ne nje page mujore ne ndihme te te permbyturve ne krahinen e Shkodres.
Ai theksoi se kjo nisme do vazhdoje edhe javen qe vjen duke filluar nga dita e hene. Bashke me drejtuesit e dikasterit aksioni i solidaritetit do te vazhdoje diten e hene nga te gjithe punonjesit ne varesi te kesaj ministrie. Sherbimi bankar i Postes Shqiptare eshte ne dispozicion te kesaj fushate kontribuuese ne ndihme te rifillimit normal te jetes se qytetit te Shkodres dhe komunave te saj.
Genc Pollo ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit u beri thirrje te gjithe qytetareve se ky eshte nje moment ku te gjithe duhet te shprehin kujdesin vemendjen dashurine solidaritetin dhe te dhurojne e te japin ndihmen e tyre per femijet grate te moshuarit familjet ne nevoje. Pollo ftoi gjithashtu edhe Bashkine e Tirane qe te kontribuoje ne ndihme te ketyre familjeve ne veri te vendit qe per shkak te permbytjeve po perjetojne kete gjendje te veshtire.