Rekomandimet e BE-se program pune per qeverine Berisha
Zhvillohet konferenca Integrimi Europian ndashRealitete dhe Perspektiva ne driten e Raportit Analitik te Komisionit Europian
Ministrja Majlinda Bregu Cdo faktor politik te perfshihet ne proceset e integrimit
Ministria e Integrimit e mbeshtetur nga projekti Support to the Albanian Ministry of European Integration SMEI II i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane organizoi Konferencen Kombetare Integrimi Europian ndashRealitete dhe Perspektiva ne driten e Raportit Analitik te Komisionit Europian. Ne kuader te konferences ministria e Integrimit Europian Majlinda Bregu prezantoi progresin e bere ne koordinimin dhe monitorimin e zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit si dhe paraqiti vizionin e saj ne lidhje me perkthimin e gjetjeve te Raportit Analitik si pjese e Opinionit te Komisionit Europian ne nje program konkret veprimesh.
Duhet theksuar fakti se zbatimi i MSA-se nga qeveria shqiptare ka qene i kenaqshem dhe marredhenia midis Shqiperise dhe BE-se ka qene e shkelqyer pra ne marreveshjen tone kontraktuale me BE nuk ka asnje ceshtje te pazgjidhur apo te mbetur pezull. Per shkak te situates emergjente ne Shkoder nuk kemi bere diskutime ne Komitetin Nderministror te Integrimit KNI megjithate tashme kemi analizuar te gjithe raportin analitik dhe rekomandimet e Komisionit Europian ne te cilat kerkohet miratim ligjesh dhe strategjish e thene ndryshe kerkohet pjesemarrje kontribut i te gjitha forcave politike tha ministrja Bregu ne fjalen e saj.
Duke vijuar me tej ajo i beri thirrje jo vetem opozites por te gjithe aktoreve te veshur ose jo me pushtet politik te perfshihen ne procesin e integrimit te vendit.
Ndersa Luigi Brusa perfaqesues i delegacionit te KE-se ne Tirane shprehu vleresimet e tij per punen e qeverise shqiptare ne procesin e integrimit dhe ne menyre te vecante per faktin qe cdo rekomandim i Komisionit Europian eshte marre parasysh nga qeveria dhe eshte shtuar ne programin e saj te punes ne listen e gjerave qe duhen bere. Brusa tha se procesi i integrimit nuk mund te kufizohet vetem ne punen e administrates publike por ka nevoje per nje nderveprim mes pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ per nje bashkepunim nderinstitucional vecanerisht mes Ministrise se Integrimit dhe ministrive te linjes.
Ne konference moren pjese perfaqesues te Grupeve Nder-Institucionale te Punes perfaqesues nga Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi dhe nga Ambasadat e Shteteve Anetare te BE anetare te Komisioneve Parlamentare perfaqesues te grupeve te interesit dhe OJQ-ve si dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare aktive ne Shqiperi.
BE 2 milion euro per aktivitetet ne favor te integrimit/BE-ja ka asistuar prej kohesh Shqiperine ne pergatitjen dhe percaktimin e kushteve te duhura per aderim ne Bashkimin Evropian. Projekti ne vazhdim ndertohet mbi permiresimet e arritura ne menyre progresive ne te shkuaren dhe mbeshtet Ministrine e Integrimit Evropian ne menyre me te drejtperdrejte me objektiva dhe aktivitete te cilat jane ne perputhje me nevojat specifike aktuale te Shqiperise.
Aktivitetet e projektit gjate 14 muajve te fundit perfshijne mbeshtetjen per pergatitjen e pergjigjeve te Pyetesorit te BE-se vendosjen dhe konsolidimin e strukturave koordinuese nder-institucionale qe kane te bejne me integrimin ne BE trajnimin e 522 anetareve te grupeve te punes nder-institucionale prezantimin e nje formati te ri per analizimin e mangesive ligjore dhe tabelave te perputhshmerise per te vleresuar pershtatjen e legjislacionit aktual Shqiptar me ate te BE-se prokurimin e nje programi profesional lidhur me perkthimet kompjuterike publikimin e broshurave mbi MSA dhe institucionet e BE-se keshilla strategjike mbi pergatitjen afat-gjate te negociatave per anetaresim ne BE zhvillimin e nje plani per trajnim te administrates publike mbi ceshtjet e BE-se dhe zhvillimin e aktiviteteve te komunikimit me objektiv procesin e integrimit Evropian te Shqiperise.
Projekti ne vazhdim prej 2 Milion Euro do te vijoje te mbeshtese kapacitetet e Ministrise se Integrimit Evropian deri ne vitin 2011.