Meta Emergjenca po kalon prioritet mbetet ndihma per banoret
Zevendeskryeministri Ilir Meta inspekton zonat e permbytura ne Shkoder dhe bendin e Torovices ne Lezhe. Ai vlereson se E Keqja u kapercye me minimumin e demeve minimale materiale dhe pa deme njerezore
Zevendeskryeministri dhe njeherazi ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta vizitoi dje paradite zonat e permbytura ne Shkoder ku u ndal ne komunen e Bushatit nje nder me problematiket ne zonen veri-perendimore te vendit. Meta vleresoi se situata e emergjences po kalon dhe se banoret mund ti rikthehen jetes normale- nenvizoi Meta duke vleresuar sakrificat e ushtrise dhe policise ne perballimin e situates. Numri 2 i qeverise u shpreh krenar qe pas ketyre permbytjeve nuk u humb asnje jete njeriu.
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise garantoi se furnizimi me uje e ushqime per banoret ne zonat e permbytura eshte i garantuar dhe se paresore mbetet koncentrati per bagetine. Meta se bashku me prefektin e Lezhes Pal Dajci ishte ne Bendin e Torovices dhe u shpreh se fale punes se bere per mbrojtjen e kesaj argjinature harta e permbytjeve eshte me e ngushte nga sa mund te ishte. Numri dy i qeverise tha se situata paraqitet mjaft e permiresuar.
Bendi i Torovices kalaja qe nuk ia lame ujit
Meqenese jemi ketu dhe bendi i Torovices pas inspektimit qe beme me kryetarin e komunes se Bushatit ku situata paraqitet mjaft e permiresuar une sinqerisht do te doja te beja nje falenderim nga zemra prefektit te Lezhes Dajci dhe te gjithe atyre mjeteve te ushtrise policise te gjithe kapaciteteve kompanive private qe iu pergjigjen apelit te qeverise e te prefektures per te mbrojtur bendin e Torovices dhe vetem fale kesaj pune harta e permbytjeve eshte teper me e ngushte se sa mund te ishte dhe mundesia jone per te administruar kete situate natyrisht qe eshte me e mire se sa disa dite me pare tha Meta.
Komuna Bushat
Zevendeskryeministri vleresoi punen e bere ne komunen e Bushatit e cila ende gjendet ne nje situate kritike. Megjithate Meta theksoi se fale organizimit shume te mire te bere deri tani eshte garantuar furnizimi i popullsise me uje dhe ushqime si dhe evakuimi i banoreve.
Une dua te vleresoj punen e jashtezakonshme qe ka bere kryetari i komunes se bashku me gjithe Shtabin e Emergjences per komunen e Bushatit. Situata eshte shume kritike sidomos per kater fshatra Malin e Jushit Fshatin e Ri Hotel dhe Trushin e Poshtem ku rreth 610 familje jane ende te rrethuara nga uji i cili ne nje lartesi te konsiderueshme. Nderkohe qe ka funksionuar ne menyre shume te mire fale organizimit te bere deri tani nga Shtabi i Emergjences ne komune furnizimi i popullsise me ushqime me uje dhe sidomos evakuimi i banoreve u shpreh ai.
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise tha se po merren masa per furnizimin me ushqim per blegtorine pasi dihet qe komuna e Bushatit eshte nje nder komunat qe ka pasur si baze te mireqenies se komunitetit blegtorine.
Po marrim masa te shpejta ne menyre qe dhe ky furnizim te jete sa i bollshem dhe sa me afatgjate dhe po shikojme per te marr te gjitha masat per te kaluar edhe ne perpjekjet per rehabilitimin e pasojave tha Meta.
Zevendeskryeministri shprehu besimin se me organizimin dhe perkushtimin qe po tregohet situata do te vije drejt permiresimit dhe rehabilitimit te pasojave te cilat jane te medha. Megjithate sipas Metes e rendesishme eshte qe nuk ka humbje ne jete njerezore.
Une kam besim se me kete organizim dhe me kete perkushtim situata do te vije drejt permiresimit do te vije drejt normalizimit dhe drejt rehabilitimit te ketyre pasojave te cilat jane te medha. Por secili qe e inspekton gjendje ne te vertete qe hyn ne keto zona jam i bindur qe shpreh lumturine e madhe qe nuk eshte humbur asnje jete njeriu sepse kushtet kane qene shume te veshtira. Eumlshte punuar ne nje terren jashtezakonisht te veshtire dhe per fat te madh dhe per shkak te punes se bere heroizmi qe eshte bere nga forcat e ushtrise policise dhe komunitetit nuk kemi asnje viktime dhe ky eshte nje sukses vertet i madh deklaroi zevendeskryeministri Ilir Meta.
Mali i Jushit
Zevendeskryeministri dhe ministri i METE inspektoi situaten edhe ne fshatin Mali i Jushit se bashku me kryetarin e komunes se Bushatit. Duke folur me banoret e ketij fshati zevendeskryeministri tha se do te merren masa qe te normalizohet sa me shume jetesa ne keto kushte te veshtira persa i perket furnizimit me ushqime dhe me uje si dhe per shtimin e numrit te varkave. Eumlshte kryesore qe nuk kemi humbur asnje jete njeriu. Kjo eshte shume e rendesishme. Ne e dime shume mire qe kjo qe ka ndodhur ketu ka ndodhur dhe ne vende te tjera dhe humbjet kane qene te medha ne njerez. Eumlshte shume e rendesishme qe te shtojme akoma me tej mjetet e komunikimit. Do te shtojme ushqim per blegtorine duke nisur qe neser. Jane marre masat nga ana e qeverise edhe me ndihmat qe po vijne dhe gradualisht derisa ta kalojme kete situata tha ministri ne takimin e tij me banoret.
Gjithashtu Meta theksoi se do te behet evidentimi i te gjitha demeve ne menyre qe te rehabilitohen me pas. Por kryesorja tha zevendeskryeministri eshte te shpetohen bagetite ashtu sic u shpetuan njerezit dhe te normalizohet jeta ne kete situate te veshtire.
Une do te doja ta falenderoje kryetarin e komunes i cili ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe ne do te vazhdojme ta mbeshtesim ate te gjithe juve. Falenderoj forcat e policise dhe te ushtrise ekipin e shendetesise qe kane qene prane jush por mbi te gjitha ju falenderoj juve per kurajen dhe per dinjitetin sepse kjo eshte nje situate e veshtire dhe e jashtezakonshme e fale ketij bashkepunimi eshte arritur qe te kapercehet me e keqja theksoi zevendeskryeministri Ilir Meta. Nga ana e tyre banoret shprehen falenderimet per punen e mire te bere nga qeveria per ti ardhur ne ndihme banoreve te permbytur me evakuimin dhe furnizimin me ushqime dhe uje.