E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini: Sdo tia presim ndihmat Kosoves

Berlini zyrtar ka kritikuar Kosoven per paraburgimin e tre agjenteve gjermane, por ka njoftuar se nuk ka ndermend te nderprese ndihmat per shtetin me te ri te Ballkanit.

Zedhenesi i qeverise gjermane, Thomas Steg ka deklaruar se Gjermania eshte e interesuar per stabilitetin e reajonit dhe vete Kosoves.

“Nuk po e shqyrtojme reduktimin e ndihmave si kundermase, por eshte normale qe kjo ceshtje te shqyrtohet pas nje periudhe te caktuar”, ka pohuar Steg.

Ai ka shtuar me tej se qeveria gjermane ka mirepritur lirimin e tre shtetasve te saj, qe punojne per sherbimin sekret BND, duke nenvizuar se, “akuzat ndaj tyre ishin te pavarura”.

Tre shtetasit gjermane u arrestuan me 17 nentor lidhur me shperthimin ne oborrin e zyres se Bashkimit Evropian ne Prishtine.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›