E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Kosova nuk do te behet oaz i krimit

“Nuk do te lejojme asnje pjese te territorit te Kosoves qe te kthehet ne oaz te korrupsionit, krimit te organizuar dhe kontrabandes”. (UPDATE)

Keshtu ka deklaruar sot kryeministri kosovar Hashim Thaci, i cili ne konferencen e zakonshme per shtyp ne fillim te javes ka theksuar se qellimi kryesor i kabinetit te tij eshte ta ktheje Kosoven ne nje vend te gatshem per t’u anetaresuar ne NATO dhe BE.

“Ky qellim nuk mund te arrihet nese lejohet qe korrupsioni dhe krimi i organizuar te leshojne rrenje. Nje vend i tille nuk do te mirepritej ne Evrope dhe nje gje e tille do te ishte e papranueshme per institucionet dhe qytetaret e Kosoves”, ka pohuar Thaci.

Ai ka shtuar se per te luftuar keto fenomene qeveria e Kosoves ka hartuar nje strategji te fokusuar ne dy drejtime.

“Drejtimi i pare eshte qe me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes ne kemi forcuar dhe do te forcojme edhe me tej bazen ligjore anti-korrupsion. Ndersa i dyti parashikon implementimin e ketyre masave, ne bashkepunim me shoqerine civile dhe partneret nderkombetare”, ka shtuar Thaci.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›