Berlini: Vetëvendosja, e drejtë legjitime e kosovarëve
Edhe Gjermania ka mbajtur një qëndrim të fuqishëm në favor të Kosovës. Atë e ka prezantuar Suzan Vasum Rainer, e cila ka folur për shkeljen dhe diskriminimin masiv në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe. Në këtë kontekst, ajo ka vlerësuar se "shpallja e pavarësisë ka qenë në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare". "Gjermania konsideron se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit në Ballkan. Shpallja e pavarësisë nuk është bërë nga institucionet e përkohshme, por nga institucionet e zgjedhura në rrugë demokratike, që kanë artikuluar vullnetin e popullit", tha zonja Vasum Rainer. Sipas saj, "Kosova është një rast i veçantë" dhe sa për shpalljen e pavarësisë, ajo ka thënë se "e drejta ndërkombëtare nuk është kompetente të vlerësojë, sepse këtë çështje nuk e ka të sanksionuar". Edhe përfaqësuesja e Gjermanisë ka pohuar se Rezoluta 1244 nuk përmban asnjë element me anë të të cilit do të mund të ndalonte pavarësimin e Kosovës. "Shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të Rezolutës 1244. Kosova përmbush kushtet për të qenë e pavarur, sepse ka popullatën, territorin dhe qeverinë e vet", ka thënë Suzan Vasum Rainer. Duke e vlerësuar pavarësinë e Kosovës si një gjendje faktike, e cila s‘mund të injorohet, përfaqësuesja e Gjermanisë ka thënë se "parimi i vetëvendosjes në rastin e Kosovës është i pranueshëm si zgjidhja e fundit dhe e vetmja e mundshme për shkak të diskriminimit, shkeljeve masive dhe të të drejtave të njeriut". Për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet e rajonit, zonja Vasum-Rainer theksoi se kjo ka dëshmuar faktin se këto vende i besojnë aftësisë së Kosovës për t‘i kontribuar stabilitetit. Në mbyllje, ajo ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke e cilësuar atë si "ushtrim të së drejtës për vetëvendosje të popullit gjerman".
Oratori i radhës ka qenë ambasadori i Arabisë Saudite në Holandë, Abdullah Al-Shagrud. Ai ka thënë se duke njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite ka respektuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për të qenë i pavarur, duke i kontribuar stabilitetit në rajon. Përfaqësuesi i Arabisë Saudite ka ftuar GJND-në që të ketë parasysh faktin se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit të vendit dhe të rajonit. Rreth 30 vende, sa kanë paraqitur interesim për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, do të kenë rastin që për dhjetë ditë në vijim të ofrojnë argumentet e tyre secila nga 45 minuta.