Shqipëria: Shtatë argumentet që ligjërojnë pavarësinë e Kosovës
Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Me anë të një delegacioni të madh, si cilësisht, por edhe në numër, Tirana zyrtare ka bërë të ditur 7 argumentet e saj që mbrojnë të drejtën e popullit të Kosovës për të shpallur pavarësinë. Fjalën në Hagë në emër të Shqipërisë e ka marrë ambasadori shqiptar në Holandë, Gazmend Barbullushi, por gjithashtu ka folur edhe eksperti Johan Frovvein, një autoritet ndërkombëtar në fushën e të drejtës ndërkombëtare. "Dhjetë vite më parë, në vitin 1999, kosovarët iu nënshtruan pastrimit më të madh etnik që prej Luftës së Dytë Botërore. Mijëra prej tyre u vranë dhe u zhdukën, ndërkohë që dhjetëra mijëra shtëpi u dogjën ose u shkatërruan. Rreth 1.5 milionë kosovarë janë larguar në vitin 1999 nga shtëpitë e tyre. Shqipëria u detyrua të pranojë rreth 700000 prej tyre", tha Barbullushi në fjalën e tij. Thelbi i qëndrimit të Shqipërisë është se pavarësia e Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Në favor të këtij qëndrimi, Shqipëria paraqiti një numër të konsiderueshëm argumentesh, ndër të cilat:
Vullneti i popullit
Deklarata e Pavarësisë është miratuar nga përfaqësuesit legjitimë dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike, si shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës dhe jo nga institucionet provizore të vetëqeverisjes së Kosovës.
OKB
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së qëllimisht e ka lënë të hapur mënyrën e rregullimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
Moskundërshtimi
Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e datës 17 shkurt 2008, nuk është hedhur poshtë, kundërshtuar apo marrë ndonjë veprim në kundërshtim me këtë deklaratë as nga Këshilli i Sigurimit, as nga përfaqësuesi Special i sekretarit të përgjithshëm në Kosovë dhe as nga Asambleja e Përgjithshme.
E drejta
Populli i Kosovës është i njohur si i tillë në disa dokumente nga disa organizma, duke përfshirë këtu edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për rrjedhojë gëzon të drejtën për vetëvendosje sipas të drejtës ndërkombëtare.
Kompetencat
Deklarata e Pavarësisë nuk është as në tejkalim të kompetencave të përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit të Kosovës dhe as në shkelje të normave detyruese të së drejtës ndërkombëtare.
Ish-Jugosllavia
Për sa i përket parimit të moscenimit të integritetit territorial, Kosova, bazuar, ndër të tjera, edhe në të drejtat që ka gëzuar si pjesë konstitutive e ish-RFJ, në bazë të Kushtetutës së 1974-ës ka ushtruar të drejtën e saj për vetëvendosje.
Ligjshmëria
E drejta ndërkombëtare në vetvete nuk e rregullon procedurën e miratimit të aktit të shpalljes së pavarësisë së një populli, formën e tij, apo ligjshmërinë e tij, përveç mosnjohjes në rastin e ndërhyrjes nga jashtë nga një shtet tjetër dhe/ose kur një shpallje e tillë vjen në kundërshtim me norma detyruese të së drejtës ndërkombëtare apo me forcë të armatosur. Rasti i Kosovës nuk bie nën asnjërën nga dy kategoritë e fundit, por është shprehje legjitime e vullnetit të popullit të saj.
Në konkluzion të qëndrimit të saj, Shqipëria i ka kërkuar gjykatës të deklarojë që Deklarata e Pavarësisë e Kosovës më 17 shkurt 2008 është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili nuk është ligjërisht i detyrueshëm, do të jepet nga gjykata në pranverën e vitit 2010.