E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini i ndalon hyrjen Teri Xhonsit

Berlini i ka ndaluar hyrjen në Gjermani pastorit amerikan, Teri Xhons, pas protestave që ka shkaktuar një film anti-islamik, të cilin pastori e ka mbështetur.
 

Ministria e Brendshme e Gjermanisë theksoi se vizita e Xhonsit "do të ishte në kundërshtim me interesat për ruajtjen e rendit publik".
 

Xhons ka shkaktuar protesta vdekjeprurëse në botën myslimane më 2010, kur ka bërë publike planet për të djegur publikisht kopje të Kuranit.
 

Ai gjithashtu ka mbështetur filmin "Pafajësia e Myslimanëve", i cila ka shkaktuar valë të re të demonstratave në botën arabe.
 

Një grup i vogël, i quajtur "Pro Gjermanisë", thuhet se donte të sillte Xhonsin në Berlin dhe të shfaqte filmin që tall Profetin Muhamed.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›