E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurokomisioneri Fyle sot viziton Shkupin

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Maqedoninë. Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut për anëtarësimin e Maqedonisë me Bashkimin Evropian, të nisur në mars të këtij viti. Ato përqëndrohen në fushën e sundimit të së drejtës, reformave në administratë, lirisë së mediave, ekonomisë së tregut, si dhe në reformën zgjedhore.

Çështja e emrit nuk diskutohet pasi për këtë Maqedonia duhet të arrijë zgjidhje me Greqinë. Por nga ana tjetër vizita e komisionerit Fyle në Maqedoni vjen në një kohë kur koalicioni qeverisës mes VMRO-DPMNE dhe partisë shqiptare BDI ka pasur çarje.

Projekt ligji i VMRO-DPMNE-së për zhdëmtimin e forcave maqedonase të sigurimit që kanë pësuar në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, prej kohësh po kundërshtohet nga partneri i saj në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim, e ndërsa shumë analistë theksojnë se zgjedhjet e parakohshme të organizuara nga një qeveri teknike do të ishte zgjidhja më e mirë për daljen nga kjo krizë politike në të cilën është futur Maqedonia.

Vizita e eurokomisionerit Fyle zhvillohet vetëm një muaj para shpalljes së raport progresit për Maqedoninë nga Komisioni Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›