E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Dempsi: Sulmet e brendshme të merren seriozisht

Shefi i ushtrisë amerikane, Martin Dempsi, ka vlerësuar se sulmet e ushtarëve dhe policëve mashtrues afganë kundër pjesëtarëve të trupave aleate, është “një kërcënim shumë serioz” për përpjekjet e luftës në Afganistan.
 

Gjenerali Dempsi, gjithashtu tha se qeveria afgane duhet ta marrë këtë problem seriozisht, ashtu si edhe zyrtarët amerikanë dhe komandantët.
 

Këto komente u bënë, pasi një polic afganë vrau katër ushtarë amerikanë, në provincën jugore Zabul.
 

Këtë vit, 51 ushtarë të jashtëm janë vrarë nga pjesëtarët e infiltruar të ushtrisë afgane.
 

Vetëm në muajin gusht, nga 12 sulme të tilla janë vrarë 15 pjesëtarë të forcave të jashtme në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›