Papa Benedikti ne Liban Ndaloni importin e armeve ne Siri
Papa Benedikti i cili ndodhet në një vizitë në Liban ka kërkuar që vendi të mos dërgojë më armë në Siri. Në një automjet të blinduar, Benedikti i 16-të ka shfrytëzuar udhëtimin e tij në Liban për të dhënë një mesazh përtej kufijve, ku po zhvillohet një luftë e përgjakshme civile prej më shumë se një viti e gjysëm. Udhëtimi i 24-t ndërkombëtar i Papës mbahet në një kohë kur në bitën arabe po zhvillohen protesta për shkak të një filmi mbi profetin Muhamed të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Bejrut nuk ka mbërritur vala e protestave, por janë vendosur postblloqe të shumta përgjatë urave dhe rrugëve kryesore. Sapo ka mbërritur në Liban, Benedikti i 16-të ka denoncuar urrejtjen dhe fondamentalizmin si dhe ka mbështetur pranverën arabe. Në fjalën e tij Papa e ka cilësuar veten si përcjellës i mesazhit për paqen në Lindjen e Mesme dhe është takuar pothuajse me të gjitha fraksionet politike fetare. Edhe lëvizja integraliste e Hezbollahut ka vendosur flamujt e mirëseardhjes.