Los Anxhelos policia merr ne pyetje regjisorin e filmit per profetin Muhamed
Policia e Los Angeles-it ka marrë nga banesa e tij autorin e filmit mbi jetën e profetit Muhamed, Nakoula Basseley Nakoula, që ka provokuar revolta në botën arabe. Sipas asaj që konfirmon edhe Los Angeles Times, menjëherë pas mesnate agjentët e policisë kanë marrë me automjetin e tyre, një person i cili e ka pasur fytyrën e mbuluar, për ta çuar në rajon ku dhe është marrë në pyetje. Marrja në pyetje është drejtuar nga funksionarët e zyrës së ndalimit që po vlerësojnë, nëse personi i cili është akuzuar më parë për mashtrim banke, ka dhunuar ose jo termat e lirisë me kusht duke prodhuar videon dhe më pas duke e shkarkuar në internet. Në fakt ai nuk ka qenë i autorizuar për të pasur instrumente që i jepnin mundësinë që të përdorte internetin pa aprovimin e funksionarëve të kësaj zyre.