E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta: SHBA-Japoni, marrëveshje për sistemin raketor

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë rënë dakort për vendosjen e sistemit të dytë mbrojtës raketor në Japoni.
 

Vendndodhja e saktë i vendosjes ende nuk është përcaktuar.

Mbrëmë vonë, zyrtarët janë shprehur se sistemi i radarëve synon mbrojtjen e rajonit kundër kërcënimeve nga Koreja Veriore dhe nuk është i drejtuar nga Kina.
 

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë sistem të ngjashëm në rajonin Azi –Paqësor.
 

Sistemi i dytë i vendosur në Japoni, do të mundësonte që anijet amerikane të shkojnë në rajone të tjera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›