Medvedev në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, filloi sot vizitën e tij dyditore në Ukrainë.
Bisedimet pritet të përqendrohen në propozimin e Rusisë për ta shkrirë gjigantin rus të energjisë, Gazprom, me rrjetin ukrainas Naftogaz, përmes të cilit kalon 80 për qind sasisë së gazit rus, me të cilin furnizohet Evropa.
Në fillim të muajit, presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, tha se ishte befasuar nga oferta, e cila për të parën herë u përmend nga kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin dhe se kjo “nuk nënkupton se kjo çështje do të shqyrtohet dhe të zgjidhet nga ana e Ukrainës”.
Analistët thonë se përderisa gjasat për shkrirjen e kompanive janë të pakta, gjatë vizitës së Medvedevit në Kiev mund të ketë përparim në bashkëpunimin bërthamor.