Berlini kundër eurobondeve të përbashkëta

Gjermania nuk është kundër garantimit të kredive brenda shteteve të BE-së, por nuk pranon që të përziejë ekonominë e saj me ekonomitë më të paqëndrueshme të vendeve të tjera anëtare.
Në një kohë që vendet e Eurozonës po vuajnë për t`i dalë zot krizës financiare që po përhapet si një “virus” i keq, anëtarët e qeverisë gjermane, po dalin gjithmonë e më shumë kundër thirrjeve që vijnë për emetimin e eurobondeve të përbashkëta të qeverive europiane.
Duke folur për mediat gjermane, ministri i Financave Ëolfgang Schäuble tha se nuk do të ketë “ndarje” të kredisë në BE, dhe se liderët duhet të përpiqen të ruajnë nga rreziqet monedhën e përbashkët, që tashmë është 12 vjeç.