E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri i energjisë, në shtator në Kuvend

Ligji i ri i energjisë, pjesë e reformave të tjera të qeverisë, është duke u hartuar nga një grup specialistësh në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe me mbështetjen teknike të specialistëve të huaj. Burime nga METE bëjnë me dije se ligji ka për qëllim përafrimin me standardet e BE-së dhe çmonopolizimin e CEZ Shpërndarjes. Pra, qëllimi kryesor është liberalizimi i plotë i tregut të energjisë elektrike. Bëhet me dije se për draftligjin po punohet që prej muajit maj me IFC, USAID për sektorin e energjisë. Sipas të njëjtave burime, ndryshimi i ligjit do të kërkojë domosdoshmërish ndryshim të modelit të tregut. Ligji do të ketë shtatë amendime për ndjekjen e direktivave të BE-së për ligjin e ri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›