Turizmi, shqiptarët boshatisin plazhet, i vizitojnë të huajt
Çmimet e larta, mungesa e cilësisë në shërbim, heqja e vizave, janë hallkat më të rëndësishme të zinxhirit të faktorëve që kanë ndikuar te pushuesit shqiptarë që kanë braktisur plazhet e vendit. Nga vëzhgimet e herëpashershme është vënë re
se të paktë janë pushuesit vendas që kanë preferuar Shqipërinë për të veruar, pjesa tjetër kanë qenë turistë të huaj: serbë, grekë, italianë, kosovarë, maqedonas etj. Mungesa e një menaxhimi dhe marketingu të kualifikuar ka ndikuar që pronarët e resorteve turistike në vend të ndikojnë vetë në largimin e pushuesve shqiptarë jashtë kufijve.