E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës për fuçi

Nafta Brent e Londrës dhe nafta bruto amerikane shënuan rënie të enjten. Presioni mbi çmimin e naftës u shkaktua nga raporti që konfirmoi rritje të konsiderueshme dhe të papritur të hidrokarbureve në SHBA javën e kaluar.

Ndikim negativ dhanë edhe të dhënat e dobëta të ekonomisë së parë të botës të cilat sugjerojnë se importuesi dhe konsumatori i parë në botë i naftës mund të rezultojë me reduktim të konsumit të energjisë.

Nafta parashikohet të fillojë në këto dy sesionet e fundit të javës trendin e rënës pasi besohet se në takimin e javës së ardhshme të kartelit të arit të zi do përfundojë me një vendim për të rritur kuotat e prodhimit. Nafta bruto Brent e Londrës për korrikun ra 68 cent në 113.85 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 89 cent në 99.41 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›