E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR: Nuk ka gjoba për mosdorëzimin e statuteve

02/06/2011  Kola: Të shmanget fluksi

Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit njoftoi se nuk do të penalizojë bizneset që nuk kanë respektuar afatet për paraqitjen e statuseve të tyre, pas datës 20 maj. Si pasojë e këtij afati u vërejt fluks i shtuar nga bizneset, çka ka krijuar rrezik të bllokimit të sistemit elektronik në sportelet. Drejtori i QKR-së, Tomi Kola tha se ky kufizim në afat është hequr dhe të gjithë bizneset që i prek kjo pikë e ligjit, nuk duhet të shqetësohen sepse nuk është e nevojshme të vinë enkas në QKR për depozitimin e statutit të ri. “Mosrespektimi i afatit të paracaktuar nuk do te shoqërohet me penalitete, gjoba. Ky fluks ka krijuar probleme në administratë, pasi rrezikohet bllokimi i sistemit, për rregullimin e të cilit ka një kosto shumë të lartë’, - tha Kola. Ai tërhoqi vëmendjen e bizneseve që kur të paraqiten në sportelet e QKR-ve, të kenë me vete edhe statusin e tyre. “Kushti është vetëm ky, që ditën kur do të paraqiten për të bërë veprimin e radhës nuk ka rëndësi koha, por duhet të kenë dhe statutin me vete”, - tha ai. Sipas tij, kështu do të përfitojnë bizneset që nuk do të humbasin kohë në radhë, ndërsa QKR nuk rrezikon avari në sistem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›