Me Obamën në pushtet, të zinjtë nuk kanë alibi
Toni Morrison është e mrekullueshme, ashtu siç dinë të jenë të vjetrit në shpirt dhe në inteligjencë. Duket shkëlqyer me flokët e bardhë e të dendur, të bërë gërsheta që i zgjaten mbi supe. Ndoshta është ajo lloj "paruke" e bardhë që i jep fytyrës atë shkëlqim plot gjallëri, apo shikimi i kujdesshëm dhe i hapur i syve. Ndoshta janë të gjitha këto gjëra bashkë, por kur flet me të duket se i drejtohesh një gjyqtari, dikujt që ka investiguar dhe ka vendosur ligjet e natyrës dhe historisë, mund të thotë fjalët e duhura, gjykime të prera. Afro-amerikane, 78 vjeçe, fituese e çmimit "Nobel" në vitin 1993 për Letërsinë, Toni Morrison është autore e shumë librave të mrekullueshëm, me karakter epik dhe tipare të forta lirike, tërheqës, por jo të lehë për t‘u lexuar e kuptuar, njëlloj si historia dhe ekzistenca e personazheve të saj, amerikanë me ngjyrë që kërkonin mbijetesë, shpërblim, identitet, qëndrueshmëri, duke u endur në udhën e gjatë të historisë së tyre. Romani i saj i fundit është "A mercury", historia e të cilit zhvillohet në Amerikën e pavendosur të viteve 1700. Romani flet qartë për strukturimin juridik të skllavërisë dhe si pasoja nga lindja e racizmit.
Si ndodh kjo?
Mes skllevërve të zinj dhe shërbëtorëve të bardhë, mund të krijoheshin aleanca njerëzish të pafat, madje edhe revolta. Institucionalizimi i skllavërisë së të zinjve shmangu rrezikun: formalisht shërbëtori i bardhë ishte i lirë, ndërsa shërbëtori zezak me zinxhirë. I bardhi i varfër, nuk kishte gjë tjetër veçse lirisë së tij të supozuar dhe kjo liri mund të shprehej vetëm në përçmimin për të zinjtë. Kështu, u ndërtua skena për tragjedinë e racizmit, që do të dilte në skenë pas tre shekujve pasardhës.
Mendon se tani me zgjedhjen e Barak Obamës doli në skenë akti i fundit? Ka nisur vdekja e racizmit?
Ka nisur vdekja e racizmit? (qesh me të madhe, sepse pyetja i duket qesharake). Eh, besoj se janë shenjat e agonisë, por për të vdekur racizmi do të duhet ende shumë kohë.
Në Uashington, ditën e inaugurimit, një djalosh i zi tha: zgjedhja e Obamës tregoi që nuk ka më vend për justifikime, nëse je me ngjyrë dhe nuk ia del dot mbanë është faji yt.
Jam absolutisht dakord. Ka ikur koha e viktimizimit.
Megjithatë, ngelet një pabarazi e madhe mes të bardhëve dhe të zinjve. Mendon se kjo administratë do të përqendrohet te këto probleme?
Jo. Mendoj se Obama ka të drejtë të punojë për të gjithë të varfrit, pa u përqendruar në veçanti te të ashtuquajturit zezakët e getove. Për më tepër, që ata nuk përbëjnë mazhorancën e të varfërve. Nëse shihni shifrat e vendeve të punës që u jepen përfaqësuesve të një grupi "të pafavorizuar" ku bëjnë pjesë gra, të zinj, të sëmurë, do të shihni se pjesa më e madhe grave janë të bardha. Mediat tregojnë vetëm për periferitë e zezakëve, por nuk të tregojnë kurrë vendet më të bardhë, që jetojnë më keq se të zinjtë, me asistencë publike.
Ju keni dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për fitoren e Obamës. Tani që u zgjodh, entuziazmi juaj është i njëjtë?
Po. Më duket kaq inteligjent dhe intelektual, pa lëkundje, me bindje të qarta, dhe kundërshtar i manipulimeve populistike. Për Bushin thoshin se është një njeri me të cilin mund të pish birra, por unë nuk dua një birrë me Presidentin, dua një President.
Mbi të gjitha çfarë i kërkon?
Të kthehet në ndarjen e pushteteve, në konsultimin me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve. Nuk kishte ndarje mes Bush dhe Attorney General (Drejtësia), mes tyre nuk kishte asnjë shkëmbim. Bush jepte urdhra dhe kaq. Përqendrimi i pushtetit në pak duar, përçmimi për kongresin, klientelizmi politik i pranimeve. Më kujtohet që besnikëria ndaj Presidentit thirri përpara gjykatësit një nëpunës të Ministrisë së Drejtësisë që hetonte mbi çështjet politike dhe fetare të atyre që do merrte në punë. Dhe kur gjyqtari i tha: ju keni treguar se do të jeni besnik ndaj Kushtetutës dhe jo Presidentit, më thanë që kishte mbetur keq. Deri këtu kishim arritur. Pikërisht përqendrimi i pushteteve, raportet me kongresin, kjo është puna më e rëndësishme që Obama ka përpara, si mjete të domosdoshme për demokracinë.
Ka diçka në atë që Obama ka bërë deri tani dhe ka rënë në kundërshtim me premtimet e tij?
Po, ka premtuar transparencë dhe në të kundërt ka lënë publikimin e fotove për torturat në Abu Garib dhe Guantanamos. Ato foto të publikuara, do të ndezin botën arabe tani që Presidenti është i hapur për përballjen diplomatike. Do të rrezikonte të prishte çdo përpjekje. Është e vërtetë, në emër të transparencës, duhet t‘i linte, t‘i publikonte, por kishte arsye të forta për të mos e bërë. Unë jam kundër kësaj. Fotot mund të prisnin.
Shkrimtarja
Afro-amerikane, 78 vjeçe, fituese e çmimit "Nobel" në vitin 1993 për letërsinë, Toni Morrison është autore e shumë librave të mrekullueshëm, me karakter epik dhe tipare të forta lirike, tërheqës, por jo të lehë për t‘u lexuar e kuptuar
Libri
Romani i saj i fundit është "A mercury", historia e të cilit zhvillohet në Amerikën e pavendosur të viteve 1700. Romani flet qartë për strukturimin juridik të skllavërisë dhe si pasoja nga lindja e racizmit
Obama
Mendoj se Obama ka të drejtë të punojë për të gjithë të varfrit, pa u përqendruar në veçanti te të ashtuquajturit zezakët e getove. Për më tepër, që ata nuk përbëjnë mazhorancën e të varfërve